Botë

Barcelona s’ka të ndalur, largon edhe një futbollist (FOTO)

By FIRST CHANNEL

August 27, 2016

Munir El Haddadi do të largohet nga Barcelona.

Munir El Haddadi nuk do të jetë futbollist i Barcelonës në vazhdim të këtij sezoni.

Sulmuesi kërkon më tepër hapësirë për lojë tek gjiganti katalan.

Dhe, trajneri Luis Enrique është i gatshëm të lejojë largimin e tij, përderisa mbërrin ta transferojë Paco Alcacer nga Valencia, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, El Haddadi pikërisht do të shkojë në drejtim të kundërt, duke nënshkruar me Valencian.