Spahiu: Nëse Demarkacioni nuk kalon, qeveria duhet të japë dorëheqje

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka thënë se më 1 shtator do të ketë një humbës dhe një fitues.

Sipas Spahiut, nesh demarkacioni kalon do të jetë një fitore e Pirros, por nëse nuk kalon, sipas tij, qeveria duhet të jap dorëheqje.

“Situata është e tillë që dikush do të del humbës me 1 shtator e dikush do të jetë fitues. Nëse demarkacioni kalon, qeveria do të ketë një fitore, e cila më vonë mund të jetë fitore e Pirros, për sërish mbetet fitore e qeverisë. Nëse nuk kalon, qeveria duhet të japë dorëheqje”, tha Spahiu ne Info Magazine.

Spahiu tha se Hulumtimet e Tomor Çelës kanë qenë të ndikuara nga qeveria.

“Hulumtimet e Tomor Çelës kanë qenë të ndikuara nga qeveria, kjo është e qartë. Debati mbi demarkacionin, i ka preokupuar të gjithë. Është çështje që prekë fatin e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

Analisti tha se të gjithë që debatuan për demarkacionin vërtetuan se qeveria e ka gabim.

“Pothuajse të gjithë ata që kanë debatuar për demarkacionin, e kanë vërtetuar se qeveria e ka gabim. Kufiri është në Çakorr”, u shpreh Spahiu.

Temat
LajmeVend

Të afërta