Rasti që bëri bujë në mediat franceze e botërore, kur disa policë detyruan të zhvishet gruan që bënte plazh e veshur me rroba “burkini” në një vend bregdetar në Francë, ka bërë kurioz lexuesit të kuptojnë më shumë rreth kësaj veshje.
Shpesh ndodh që veshjet arabe dhe të islamit të femrave të keqinterpretohen. Ato janë disa lloje, por dallimi mund të bëhet edhe në tri llojet kryesore:
HIXHAB– është termi që në Kur’an për mbulesën që sugjerohet, këshillohet të përdorin femrat.
BURKA– është një lloj mbulese e cila nuk vjen nga Kur’ani si obligim, por është pjesë e traditës së disa kombëve. Përdoret më së shumti në Afganistan, Arabi Saudite, Pakistan e një pjesë të vendeve arabe.
BURKINI -vjen nga bashkimi i fjalëve BURKA + BIKIN? dhe fillimisht është përdorur si term dhe si veshje për femrat gjatë qëndrimit në plazhe. Fillimisht është dizenjuar dhe përdorur në Australi e me pas në France . Por kjo veshje nuk ka ndonje shpjegim ne Kur’an, transmeton oranews.