Të mbesin tullacë është pjesa që frikësohen më së shumti burrat teksa plaken. Dhe tani një studim ka konfirmuar frikën e shumë meshkujve, se humbja e flokëve me të vërtetë zvogëlon pamjen joshëse, shkruan DailyMail.
Shkencëtarët gjetën se meshkujt u listuan si më të rinj, joshës dhe më të suksesshëm pas transplantit të flokëve.
Një grup prej 122 pjesëtarëve, ku gjysma e tyre ishin meshkuj, ishin pyetur nga studiuesit në Universitetin Johns Hopkins, për të listuar 13 fotografi.