Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Hoxhaj: Uashingtoni mbështet agjendën e njohjeve të Kosovës

“Washingtoni mbështet fuqishëm perspektivën evroatlantike të Kosovës, agjendën e njohjeve dhe anëtarërsimeve të reja në organizata ndërkombëtare.”

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, ka njoftuar për takimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Hoyt Yee.

“Në Forumin e Dubrovnikut takova ndihmës asistentin e Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee, të cilin e falendërova për mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkëbiseduam për angazhimet e përbashkëta në muajt në vazhdim dhe koordinimin për një sërë planesh. Washingtoni mbështet fuqishëm perspektivën evroatlantike të Kosovës, agjendën e njohjeve dhe anëtarërsimeve të reja në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Exit mobile version