Botë

Erdogan dhe Putin dakord për të përshpejtuar ndihmat humanitare në Alepo

By Dijart Dyla

August 26, 2016

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu rus, Vladimir Putin ranë dakord për të përshpejtuar procesin e ndihmës humanitare në provincën siriane të Alepos, raportuan mediat turke.

Gjatë një bisede telefonike midis dy udhëheqësve u ra dakord për të përshpejtuar përpjekjet me qëllim që ndihma të përmbushë misionin e saj deri në popullatën në Alepo”, raportoi agjencia turke e lajmeve “Anadoll”, duke shtuar se Erdogan i transmetoi Putin-it informacione në lidhje me mbarëvajtjen e operacionit ushtarak turk në Siri.