Chelsea ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Dinamon e Zagrebit, për portierin Eduardo.
Portieri polak ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Chelsean, pas dy viteve të kaluara në Kroaci.
“Ishte një vendim i lehtë, mundësia për të ardhur në Premierligë dhe te një klub i madh si Chelsea, nuk refuzohet”, ka deklaruar Eduardo për faqen zyrtare të klubit, përcjell Lajmi.net.
Eduardo ka qenë pjesë e Portugalisë në Kampionatin Evropian të Francës, ku edhe fituan trofeun.