Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, shprehu sigurinë e tij se Kuvendi I Kosovës, do ta votojë demarkacion me Malin e Zi në seancën e 1 shtatorit.
Sipas tij, marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi përveç që sjell liberalizimin të vizave për kosovarët, do të hapë rrugë edhe për themelimin e ushtrisë së shtetit, përkatësisht shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Forca të Armatosura.
“Nuk ka dështim pasi demarkacioni do të kalojë sepse është marrëveshje e saktë dhe është e drejtë”, ka deklaruar Thaçi gjatë një vizite në fshatin Rrancë të Shtimës, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me demarkacionin.
“Është në interesin e dyanshëm, është në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, është edhe në interesin e frymës deh agjendës euroatlantike, për domosdoshmërinë edhe të liberalizimit të vizave, edhe të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, është shprehur presidenti.
Sipas tij, tashmë nuk ka dilemma dhe gjithçka është e qartë dhe pritet përgjegjësi e lartë e çdo deputeti që të dalë mbi emocionet e politikës së çastit apo mentalitetit provincial dhe të votojë në interes të shtetit.