Fun

Ja pse duhet të përdorni vajin e kokosit si trajtim për flokë

By Dijart Dyla

August 25, 2016

Është folur shumë për efektet pozitive të vajit të kokosit, sidomos për fytyrën dhe flokët tuaja.

Më poshtë po ju sjellim 5 arsye, se përse është mirë të përdorni vajin e kokosit për flokë.

1. Është i pasur me proteina si asnjë lloj vaji tjetër.

2. Është ideal për majat e dëmtuara, sepse nuk ka minerale dhe i ndihmon flokët të ruajnë lagështirën natyrale, i forcon dhe i bën ata më elastikë.

3. Ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë të kokës, e cila mund të shkaktojë edhe zbokth.

4. Është një antibakterial mjaft i mirë natyror dhe lufton një shumëllojshmëri infeksionesh, duke i bërë flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe pa zbokth.

5. Përmban acide yndyrore të shëndetshme për lëkurën e kokës dhe vitamina E e K, të cilat ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë, skalpin më të pastër dhe parandalon humbjen e proteinave. Po ashtu, ndihmon edhe në shkëlqimin e flokëve.