Botë

Besnik Hasi, shqiptari më i pafat në shortin e Ligës së Kampionëve

By Dijart Dyla

August 25, 2016

Besnik Hasi ka qenë shumë i pafat në shortin e Ligës së Kampionëve.

Kosovari që drejton Legia Varshavën, do të jetë pjesë e grupit F, së bashku me Real Madridin, Sporting Lisbonën dhe Borussia Dortmundin.

Hasi është shqiptari më i pafat në short, nga të gjithë shqiptarët që këtë edicion janë pjesë e garës së madhe evropiane, shkruan Lajmi.net.

Përndryshe Hasi bëri historinë me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke e bërë Legian skuadrën e parë polake që kualifikohet pas 20 vitesh.