Botë

Tre fëmijë nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Itali

By Dijart Dyla

August 24, 2016

Mes rrënojave ka edhe jetë. Në një zonë të provincës Rieti, gjatë operacionit të shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Itali, një djalë i ri është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

Edhe dy fëmijë 4 dhe 7 vjeçarë në Amatrice u nxorrën të gjallë nga rrënojat, dy vëllezër gjyshja e të cilëve ku ata kishin shkuar për të kaluar disa ditë, i kishte fshehur poshtë krevatit për t’i shpëtuar.

Gruaja u përgjigj se ‘jam këtu’, poshtë rrënojave. Amatrice është ende i shkaterruar. Vullnetarët kanë çuar ujë dhe batanije. “Vendi nuk ekziston më, pothuajse të gjitha shtëpitë në Pescara del Tronto jane shembur, është një katastrofë”, tha Aleandro Petrucci, kryetari i komunës së Arquata del Tronto. Edhe një vajzë u shpëtua e gjallë dhe u nxorr nga rrënojat në Amatrice.