Gjithashtu mbërrijnë lajmet e para për shqiptarët e plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Itali, i cili deri më tani raportohet se shkaktoi 37 viktima dhe qindra të tjerë të lënduar.
Mediat italiane, raportojnë se nga tërmeti kanë mbetur të plagosur pesë shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë.
Sipas mediave italiane, shqiptarët e plagosur janë transportuar me një helikopter nga zona e shkatërruar në Amatrice.
Gjatë mëngjesit, raportohet se janë transportuar nëntë persona të plagosur, pesë prej të cilëve shqiptarë.
Një nga të plagosurat, një grua shqiptare u dërgua me urgjencë në sallën e operacionit, për ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët theksojnë se asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Fjalët kyçe
Tërmeti në Itali