Tanket turke dhe automjete të tjera kanë kaluar përmes kufirit me Sirine pas sulmeve të shumta me granata në një zonë të kontrolluar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ushtria ka deklaruar për mediat turke që 70 objektiva në Jarablus janë shkatërruar nga artileria e rëndë dhe sulmet me raketa përderisa 12 objektiva të tjerë nga sulmet ajrore.
Ky operacion është duke u zhvilluar kundër militanteve të IS dhe luftëtarëve kurd.
Turqia ka sulmuar forcat kurde në mënyrë që të mos e zëvendësojnë boshllëkun në qoftë se largohet IS.
Ndërsa, nënpresidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar forcat kurde që do të humbin mbështetjen amerikane në qoftë se avancojnë në perëndim të lumit Eufrat.