Lajme

Përkeqësohet moti në Tiranë (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 24, 2016

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur këtë pasdite në Tiranë ka shkaktuar kaos në trafikun e automjeteve, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Situata më problematike paraqitet në Unazë, për shkak të përmbytjes së rrugëve.

Vështirësi në qarkullim është krijuar edhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit. Deri tani nuk ka raportime nëse ka dëme si pasojë e motit të keq.