Botë

Kush i dha shuplakë futbollistes serbe? (Foto)

By Dijart Dyla

August 24, 2016

Anëtari i bordit të Vojvodinës, Dragan Capelja ka goditur futbollisten 18-vjeçe të Crvena Zvezdës, Nevena Miladinovic, vetëm pse ajo ishte duke festuar fitoren e skuadrës së saj.

Një skandal i madh ka ndodhur në Serbi.

Anëtari i bordit të Vojvodinës, Dragan Capelja ka goditur futbollisten 18-vjeçe të Crvena Zvezdës, Nevena Miladinovic, vetëm pse ajo ishte duke festuar fitoren e skuadrës së saj.

Crvena Zvezda ka dënuar incidentin – e publikuar në profilin e klubit në Facebook – ndërsa Capelja është dërguar në polici, përcjell “Lajmi.net”.

Capelja ka pranuar fajin ndërsa u arsyetua duke thënë se ishte shumë i hidhëruar me festimet e futbollisteve të Crvena Zvezdës, dhe e shprehu mllefin e tij ndaj Miladinovic.

Crvena Zvezda fitoi ndaj Vojvodinës me rezultat 3:1.