Lajm i keq për Jennifer Lopez dhe të dashurin e saj Casper Smart.
Për revistën Life & Style një burim ka thënë se dyshja, të cilët janë në lidhje për gati pesë vjet, janë duke u fjalosur shumë së fundmi, transmeton Klan Kosova.
“Ata po fjalosen për gjërat më qesharake të mundshme, si për atë se ku të darkojnë ose ku ta kalojnë fundjavën. Por së fundmi çështja është bërë më serioze dhe mosmarrëveshjet janë bërë për shkak të mos përkushtimit të J.Lo ndaj lidhjes.
Nëse këta të dy ndahen, kjo do të jetë një goditje e rëndë për fëmijët tetëvjeçarë të këngëtares, Max dhe Emme, të cilët janë lidhur shumë me Smart.
Temat
Showbiz