Douglas Pereira është i gatshëm të largohet nga Barcelona.
Mbrojtësi i krahut i Barcelonës, Douglas, nuk do të mbetet në Camp Nou.
Futbollisti brazilian është në kërkim të një skuadre të re.
Dhe, sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, ai është afër të nënshkruajë me Sporting Gijon, përcjell “Lajmi.net”.
Douglas ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2019, por nuk zë vend në planet e trajnerit Luis Enrique.