Lajme

Thaçi: Të vihen para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti kriminal

By Dijart Dyla

August 23, 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmin mbi RTK-në.

Thaçi ka thënë se ky është një akt i shëmtuar kriminal dhe përgjegjësit duhet të vihen sa më parë para drejtësisë.

Ndërkohë u ka bërë thirrje edhe partive politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet por të mbrojnë fjalën e lirë.

Lexoni statusin e plotë të Hashim Thaçit:

Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal, me mjet shpërthyes, ndaj RTK-së. Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira.

I bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë.

Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal. HTH