Rritet numri i turistëve të huaj që vijnë përmes portit të Durrësit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi informoi se “pas rritjes së hyrjeve nga kufijtë tokësorë të turistëve të huaj në këtë sezon veror, ka rritje edhe në hyrjet portuale”.

“Edhe në portin e Durrësit ka një rritje prej 36,4 % më shumë vizitorë shtetas të huaj që kanë hyrë këtë sezon turistik”, thotë ministrja Ekonomi, në një postim në rrjetet sociale.

Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shëngjinit e Velipojës, por edhe në zonat malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj.

Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë.

porti_4903-635x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta