Lajme

Prizrenasit ia qëllojnë qenin

By Dijart Dyla

August 23, 2016

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Hoqë të Prizrenit pasi ka qëlluar me armë zjarrin qenin e një personi tjetër.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ja janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti për shkak të shtënave me armë zjarri ka goditur qenin e ankuesit mashkull K/Shqiptar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike, tetë fishekë dhe një gëzhojë kalibër i panjohur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.