Policia arreston dy persona që merreshin me fajde

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor lidhur me rastin “Fajde”.

Me këtë rast janë arrestuar dy persona shqiptar – shtetas të Kosovës dhe kryer kontroll në banesë e cila dyshohet së është pronë e të arrestuarave.

“ Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet se gjatë vitit 2015 viktimës mashkull K-Shqiptar i kanë dhënë me fajde para në shumën prej 31.850 euro, ndërsa i dëmtuari ua ka dhënë-kthyer deri me tani 57.300 euro” .

“Njësitet policore gjate realizimit të bastisjes kanë sekuestruar një armë pistoletë, e cila dyshohet se mbahej pa leje nga personat e dyshuar”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

Të dyshuarit M.B. viti i lindjes 1957 dhe F.B. viti i lindjes 1983, pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Temat
LajmeVend

Të afërta