Inspektori Muhamet Tola në pikë-kalimin kufitar Hanin e Hotit që lidhë Shqipërinë me Malin e Zi, është pezulluar nga detyra pas publikimit të videos ku shfaqej duke marrë para për të kaluar automjetet pa radhë.
Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”.
Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin penal për këtë rast.