Nëna e Ibrahimovicit është shqiptare (Foto)

Nëna e sulmuesit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic është shqiptare, sipas një biografie të yllit suedez.

Zlatan Ibrahimovic ka “gjak” shqiptari.

Sulmuesi i Manchester Unitedit është një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Kurse, sipas një biografie të publikuar nga faqja zyrtare e Paris Saint-Germain, thuhet se reprezentuesi i Suedisë ka nënën gjysmë kroate dhe gjysmë shqiptare, përcjell “Lajmi.net”.

Ibrahimovic lindi në vitin 1981 në Malmo të Suedisë.

Ai është i biri i Shefik Ibrahimoviçit, i cili është me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe i nënës kroate/shqiptare, Jurka Gravic, e cila është lindur në rrethinën e Zaras (Zadar)

188-16

Temat
BotëSport

Të afërta