Kastro Zizo fjalë të ashpra ndaj Erletës: Ti nuk meriton të quhesh nënë

Pasi Erleta Hoti, ish bashkëshortja e Kastro Zizos kërkoi një avokat për kujdestarinë e vajzës Nia, ai ka reaguar ashpër përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Ndonëse statusi nuk ka adresë apo etiketim dyshohet se bëhet pikërisht fjalë për Erletën.

“Është mirë të mos reagoj e të flas se si dikur bëje plane për të më hedhur vaj të nxehtë në vesh! Ti nuk e meriton të quhesh nënë.

Se nëna ime e ndjerë edhe pse nuk ia hodhe një grusht dhe më ka mësuar të dua e të dhuroj dashuri… Nuk jam babai më i mirë në botë, po kush është fundja? Një ditë do të gjykohesh e të mohohesh nga ‘evlati’ yt.

Deri atëherë Zoti pastë mëshirë për shpirtin tënd.” – shkruan Kastro në rrjete sociale.

Temat
Showbiz

Të afërta