Huawei prezanton modelin G9 Plus

Huawei ka prezantuar një telefon të ri të njohur si Huawei G9 Plus, që do të dal në tregun kinez më 25 gusht. Pajisja vjen në dy versione me specifika të mrekullueshme për një çmim të volitshëm.

G9 Plus vjen me ekran prej 5.5” me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve si dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 625.

Ekzistojnë dy variante të pajisjes: njëra me RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB dhe tjetra me RAM memorie prej 4GB dhe hapësirë ruajtëse prej 64GB.

Specifikat tjera të Huawei G9 Plus përfshijnë kamerën 16MP me mundësi xhirimi në 4K, kamerën dytësore prej 8MP dhe sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow.

Varianti me 3GB RAM memorie do të shitet me vlerë fillestare prej 360 dollarëve, ndërkohë varianti me 4GB RAM ende nuk ka çmim të përcaktuar.

Temat
Teknologji

Të afërta