Në profilin e Olti Currit pak më parë është postuar një informacion që i përket një ndryshimi në emisionin shumëvjeçar “Fiks Fare”.
Sipas tij, dyshen Fiori Dardha dhe Gent Pjetri (Doktori) do e zëvendësojnë dy aktorë të rubrikës “Pa limit” në “E diell”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
“Largohen nga moderimi i Fiks-Fare, çifti simpatik Fjori Dardha dhe Gent Pjetri (doktorri). Eshtë lajm i minutave të fundit nga lëvizjet e reja në programacionin e TCH, ku mësohet se dyshja e konsoliduar e Fiks Fare, Fjori dhe Doktorri, nuk do të jenë më në drejtimin e këtij emisioni. Mësohet nga zëra brenda redaksisë se çifti i prezantuesve do të zëvendësohet me dy aktorët që bënin pjesë tek grupi i lojërave në “Pa limit”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Përballë Sajmirit dhe Gentit në Stop, TCH ndoshta ka menduar të vendosë përballë dy meshkuj në Fiks Fare, pasi gara e audiencës vazhdon e fortë. Fjori zëvendësoi Sajmirin në tavolinën e Fiksit dhe mori menjëherë konsensusin e publikut, ndërsa Gent Pjetri është një nga figurat e para të ekranit të TCH”, shkruhet në profilin i opinionistit Olti Curri.