Botë

FIFA bllokon futbollistin e Realit (Foto)

By Dijart Dyla

August 23, 2016

Martin Odegaard nuk mund të transferohet në Rennes, ka njoftuar FIFA. Ai ende nuk i ka mbushur 18 vjet.

Martin Odegaard nuk do të nënshkruajë me Rennes.

Mesfushori i Real Madridit është njoftuar nga FIFA se nuk mund të transferohet te klubi nga Ligue 1 për shkak se ende nuk ka mbushur 18 vjet. Andaj, ai duket se do të mbetet në Santiago Bernabeu, përderisa nuk huazohet te ndonjë ekip tjetër brenda Spanjës.

“Martin Odegaar nuk do të vijë këtë verë pasi ani ende nuk ka mbushur 18 vjet. Ai do ti mbush 18 vjet në dhjetor, dhe Reali nuk dëshiron të rrezikoj”, ka deklaruar Mikael Silvestre, këshilltari i presidentit të Rennesit, René Ruello, shkruan AS, përcjell “Lajmi.net”.

“Lojtari do të qëndrojë në Real Madrid. Ai mund të shkoj në huazim në ndonjë klub tjetër në Spanjë, por në çdo rast nuk do të vijë në Rennes “, ka theksuar Silvestre.