Deklarohet Policia për sulmin në RTK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi i mbrëmshëm ndaj objekt të Radio Televizionit të Kosovës është kryer me granatë dore. Sipas një komunikatë të PK-së, thuhet...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi i mbrëmshëm ndaj objekt të Radio Televizionit të Kosovës është kryer me granatë dore.

Sipas një komunikatë të PK-së, thuhet se për këtë rast janë marr të gjitha masat dhe se po punohet për zbardhen e rastit.

Po ashtu policia konfirmon se nga ky sulm nuk ka të lënduar, njofton lajmi.net.

“Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kompetent i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes i cili ka zgjatur deri në orën 08:50 të ditës së sotme (23.08.2016), dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm’”

“ Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”.

“Policia është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e PK-së.

Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë personat apo qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion lidhur me rastin të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Temat
Lajme

Të afërta