Juan Cuadrado do të largohet nga Chelsea.
Anësori kolumbian ka dështuar të bind trajnerin e ri të Chelsea, Antonio Conte, dhe kalimi i tij te Juventus, është çështje ditësh.
Cuadrado pritet që sërish në formulën e huazimit t’i bashkohet Juventusit, tek e cila skuadër një edicion më parë shkëlqeu duke i ndihmuar bardhezinjtë në suksesin e radhës që patën në Serie A, përcjell Lajmi.net.
Kolumbiani edicionin e fundit te Juventusi, shënoi pesë gola, asistoi katër herë dhe 16 ndeshje i nisi nga minuta e parë.