Botë

Calhanoglu te klubi i madh nga La Liga (Foto)

By Dijart Dyla

August 23, 2016

Hakan Calhanoglu mund të jetë përforcimi i radhës i Atletico Madridit.

Atletico Madrid është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu.

Klubi nga La Liga kërkon reprezentuesin turk i cili pëlqehet shumë nga trajneri Diego Simeone, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Atletico Madrid duhet të paguajë rreth 20 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “Lajmi.net”.

Calhanoglu iu bashkua Bayer Leverkusenit nga Hamburg për 14 milionë euro.