Bale nënshkruan me Realin deri në vitin 2021

Gareth Bale ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Real Madridin.

Uellsiani që shkëlqeu në fitoren 0:3 të Realit në udhëtim te Real Sociedad me dy gola të shënuara, ka nënshkruar me “Mbretërit” kontratë të re që e mban në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2021, shkruan Marca, përcjell Lajmi.net.

Lajmi për nënshkrimin e kontratës së re të Bale, ende nuk është zyrtarizuar nga Real Madridi.

Me kontratën e re, Bale sipas Marca do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, aq sa merr edhe Ramos, dhe para tyre është vetëm Cristiano Ronaldo.

Temat
BotëSport

Të afërta