Botë

Sarkozy e do sërish postin e Presidentit të Francës, garon në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

By FIRST CHANNEL

August 22, 2016

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy njoftoi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale për zgjedhjet e vitit 2017.

Sarkozy, u mund në zgjedhjet e vitit 2012, shkruan Reuters, transmeton Express.

“Kam vendosur të jem një kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Besoj se kam fuqinë për të udhëhequr vendin, në këtë kohë të trazuar për historinë tonë”, shkruan Sarkozy në faqen e tij në rrjetet sociale.

Mandati i Nicolas Sarkozy si president i Francës zgjati 4 vite, nga viti 2007 deri në vitin 2012.