Botë

Reali i thotë ‘JO’ ofertës të kësaj skuadre për këtë lojtar

By FIRST CHANNEL

August 22, 2016

Real Madridi ka refuzuar një ofertë të Milanit për mesfushorin Mateo Kovacic.

Drejtori i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se nuk kanë arritur të bindin Realin për mesfushorin e ri kroat.

“Kemi folur me Realin për Kovacic, për momentin ai është i paprekshëm”, ka deklaruar Galliani, përcjell Lajmi.net.

Kovacic nuk po arrin të gjejë vend në formacionin bazë të Zidanes, pasi në pozitën e tij ka konkurrencë të fortë te Reali.