Qytetari i filmon, por policia i merr celularin nga dora dhe ja çfarë ndodh (VIDEO)

Policia Bashkiake është filmuar gjatë një aksioni ndaj shitësve ambulantë në rrugë, por kjo i ka kushtuar rëndë personit që i ka ndjekur me celular.
Sipas Jeta osh qef punonjësit e policisë Bashkiake më pas i kanë marrë telefonin dhe nuk dihet nëse ia kanë dorëzuar.

“Policia Bashkiake i merr telefonin qytetarit sepse po i filmonte gjatë një aksioni që po kryenin kundrejt shitësve ambulantë! Të shesësh në rrugë është e jashtëligjshme dhe jo higjienike për qytetarët, gjithashtu pa paguar teksa dëmton ato biznese të ndershme, por t’i marrësh celularin nga dora një qytetari që të filmon është gjithashtu një makabritet i kësaj policie”, thotë një nga dëshmitarët që ishte i pranishëm në momentin që ndodhi ky debat mes policisë dhe qytetarit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta