Showbiz

Prince mbante narkotikë 50 herë më të fortë se heroina në shishe të Vitaminës C

By FIRST CHANNEL

August 22, 2016

Zbulohet shkaku i vdekjes së Prince.

Disa tableta që janë marrë nga shtëpia e këngëtarit amerikan Prince pas vdekjes së tij janë të falsifikuar dhe kanë përmbajtur fentanil- narkotik që është 50 herë më i fortë se heroina, kanë thënë sot zyrtarë të afërt me hetimet në këtë rast.

Në Minesota, ku kishte jetuar Princ dhe kishte një studio janë gjetur me dhjetëra tableta ndërsa shumica janë gjetur në shishe të Vitamin C dhe në Aspirin.

Këto shishe janë gjetur nëpër valixhe dhe çanta në mesin e të cilave njërën Princ shpesh e kishte me vete.

Rezultatet e autopsisë të publikuara në qershor kanë treguar se Princ që ka vdekur më 21 prill për shkak të “mbidozës aksidentale me fentanil”.