Një orë në vaskë të nxehtë shkrin kalori sa një ecje 30 minutëshe

Të humbësh peshë pa ushtrime është pothuajse ëndrra e çdo personi që mban dieta, shkruan Daily Mail.

Tani një studim i ri ka gjetur se ju mund të humbisni në peshë thjeshtë duke qëndruar në një vaskë me ujë të nxehtë.

Në të vërtetë, të qëndruarit në vaskë për një orë mund të shkrijë mesatarisht 126 kalori, që është e njëjta sikur të ecnit 25 deri në 30 minuta.

Besohet se ngrohja pasive siç është të qëndruarit në një vaskë me ujë të nxehtë, rrit mesataren e njerëzve që shkrijnë kalori.

nje-ore-ne-vaske-635x358

Temat
Shëndet

Të afërta