Sport

Mustafi, ndodh më e keqja për Arsenalin

By FIRST CHANNEL

August 22, 2016

Valencia ka rritur çmimin e kërkuar për shitjen e Shkodran Mustafit në Arsenal.

Arsenal duhet të paguajë 50 milionë funte për transferimin e mbrojtësit të Valencias, Shkodran Mustafi.

“Daily Mirror” raporton se “Gunners” janë tërhequr nga blerja e futbollistit shqiptar për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga klubi i La Ligës, përcjell “Lajmi.net”.

Valencia kërkon shumë në mënyrë që të financojë blerjen e sulmuesit Pedro nga Chelsea.

Por, Arsenal ende shpreson se do të mund ta bind Valencian që ta zbresë kërkesën në mënyrë të realizimit të marrëveshjes.