Fabiola Përmeti, tash e tri vjet është e martuar me një nigerian por që ka nënshtetësi edhe kanadeze dhe po kalojnë fortë mirë.
“Pas çdo ndeshje bashkëshorti është pranë meje duke analizuar dhe përgëzuar çdo ndeshje dhe përformancën time. Ndihem shumë me fat që e kam në krah, sepse është krahun im i djathtë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot” Fabiola Permeti, basketbolliste e kombëtares së Shqipërisë dhe e KB “Goga Basket”.
Kësmetit kurrë nuk i dihet apo siç thonë dashuria nuk njeh kufij! Basketbollistja shqiptare, Fabiola Përmeti, tash e tri vjet është e martuar me një nigerian por që ka nënshtetësi edhe kanadeze dhe po kalojnë fortë mirë.
Ajo ka një vajzë simpatike, e cila quhet Hannah, kurse bashkëshorti Innocent Emmanuel, i cili është basketbollist dhe një kohë luajti për Tiranën.
Fabiola luan si anësore dhe është anëtare e ekipit nga Durrësi, “Goga Basket” si dhe e kombëtares së Shqipërisë, ka synime të mëdha për edicionin e ri në Kampionatin Shqiptar.