Lajme

Kapet 200 kg drogë në Itali, arrestohet shqiptar në Lecce

By FIRST CHANNEL

August 22, 2016

Policia italiane ka prangosur një shtetas shqiptar i cili është kapur kap me drogë në brigjet e San Cataldo në Lecce.

Sipas mediave italiane dy ton marijuanë janë sekuestruar dhe në pranga ka përfunduar korrieri shqiptar i drogës.

Operacioni policor u krye mbrëmë kur policia u vu në ndjekje të dy motorëve të ujit në det, në bordin e të cilave ishte ngarkuar droga, raporton mediat italiane.

Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar vinte nga Shqipëria dhe ishte nisur në drejtim të Italisë.