Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Zyrtare: Bëhet publike data e koncertit të Bebe Rexhës në Tiranë (Foto)

Kantautorja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha në muajin Shtator do të performojë në Tiranë.

Data e koncertit të saj tashmë është bërë publike, kështu Bebe Rexhën keni mundësi ta shihni tek performon live në Tiranë me datë 9 shtator, e premte, shkruan lajmi.net.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë prej orës 18 deri në 24. Përveç Bebe Rexhës, para shqiptarëve do të paraqiten edhe Fatboy Slim dhe HONNE, si përkrahës të koncertit.

Hyrja do të jetë gratis për të gjithë. Ky është koncerti i parë i Bebe Rexhës në trojet shqiptare i mundësuar nga Telekom Albania.

Exit mobile version