Botë

Lamtumirë Juventus, Chiellini befason me klubin e ri (FOTO)

By FIRST CHANNEL

August 21, 2016

Giorgio Chiellini mund të largohet nga Juventus.

Giorgio Chiellini mund të transferohet në Premierligë.

Qendërmbrojtësi i Juventusit kërkohet nga ish trajneri i tij, tani menaxher i Chelseas, Antonio Conte.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se “Blues’ janë të gatshëm të paguajnë rreth 29 milionë euro për transferimin e reprezentuesit italian, përcjell lajmi.net.

Por, largimi i Chiellinit nga Juventus nuk do të jetë aspak i lehtë.

Ai është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri.