Këtu do të jetë pika e re kufitare Kosovë-Serbi (Video)

Së shpejti pritet të nisë zbatimi i projektit të ideuar qysh moti për pikën e re kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pikë pritet të jetë në fshatin Sfircë, njofton Klan Kosova.

Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxhës, tani projekti është në fazën tenderuese.

Banorët e pakët të kësaj ane të Malësisë së Kamenicës ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar e mirëpresin.

Të rëndësishme ndërtimin e pikës se rë kufitare po e shohin edhe autoritetet komunale të Kamenicës.

E veç te mirave ekonomike, ndërtimi i pikë kalimit te ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ndikoj edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë si ajo e Merdarit, Dheut të Bardhe e Mutivodës, ku shpesh herë krijohen kolona të gjata.

Hapja e kësaj pike të re kufitare vije si rezultat i një marrëveshje nga bisedimet në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Temat
LajmeVend

Të afërta