Ibrahimovic: Ky ekip do të shpallet kampion në Premierligë

Zlatan Ibrahimovic beson se Manchester United do ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë.

Zlatan Ibrahimovic beson se Manchester United mund të shpallet kampion i Premierligës.

Përforcimi i ri ka realizuar tre gola në dy xhirot e para të fituara nga ‘Red Devils’.

Dhe, ai është optimist se skuadra do të triumfojë në fund.

“Besoj se mund ta fitojmë titullin, e kam atë vizion”, deklaroi Ibrahimovic për mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, ne duhet të punojmë shumë dhe ta japim maksimumin duke i mposhtur ekipet e tjera që duan ta fitojnë”, theksoi ai.

Temat
BotëSport

Të afërta