Botë

Cuadrado largohet nga Chelsea, ka një klub të ri (FOTO)

By FIRST CHANNEL

August 21, 2016

Juan Cuadrado do të rikthehet në Juventus.

Juan Cuadrado do të jetë sërish futbollist i Juventusit.

Mesfushori është pranë largimit nga Chelsea, dhe “Bianconerët” e mirëpresin në Torino.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Cuadrado në ditët e ardhshme do të transferohet në Juventus, përcjell “Lajmi.net”.

Cuadrado do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare të huazimit me kampionin e Italisë.

Ai ishte pjesë e gjigantit torinez në edicionin e kaluar duke luajtur rol në triumfin e ekipit në Serie A dhe Coppa Italia.