Botë

Goli i Costas dhe festa e “çmendur” e Antonio Contes (VIDEO)

By FIRST CHANNEL

August 20, 2016

Chelsea ka shënuar edhe fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Premierligë.

Blutë kanë mposhtur 1:2 në udhëtim Watfordin.

Goli që i solli tre pikët Chelsea, u shënua në minutën e 87’, nga sulmuesi Diego Costa, i cili po në fund të ndeshjes pati shënuar edhe në xhiron e parë ndaj West Ham.

Sikurse në ndeshjen e parë, golit të fitores nuk ka mundur t’i përmbahet trajneri i Chelsea, Antonio Conte, që ka shpërthyer në festë kur ka parë që goditja e Costa ka përfunduar në rrjetën e vendasve, shkruan Lajmi.net.

^^ by arcturusmedia33