Është arrestuar personi i cili dyshohet ta ketë vrarë të riun nga Ferizaj, ngjarje kjo që ndodhi më datë 18 të këtij muaji diku në mbrëmje.
Krejt kjo sipas Policisë ka ndodhur diku kah ora 18, në rrugën Hysen Tërpeza në Ferizaj.
I dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga njësiti i Hetimeve Rajonale të cilët e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me dy fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./lajmi.net