Botë

A e dini sa sekonda i janë dashur Usain Boltit për t’i fituar 9 medalje të arta në tri Olimpiada? (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 20, 2016

Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt, ka marrë pjesë në tri Olimpiada të ndryshme, Londër 2008, Pekin 2012 dhe Rio 2016, por i janë dashur vetëm një minutë dhe disa sekonda për t’i rrëmbyer plot nëntë medalje të arta.

Bolt ka fituar medalje të arta në 100, 200 dhe 4×100 metra vrapim në të tri Olimpiadat e fundit, duke shkruar emrin e vet në histori të sportit, transmeton Express.

Saktësisht, Boltit i janë dashur 114 sekonda për t’i fituar këto nëntë medalje të arta.

Ja foto: