Ryva grimohet vetë (Foto)

Në emisionin “21 Gradë“, e ftuar ishte këngëtarja Ryva Kajtazi bashkë me DJ Star.

Dy mysafirët treguan se janë mjaft të angazhuar në dasma dhe ahengje të ndryshme.

“90% të rasteve si sonte, rregullohem vet. Në dasma nuk kam shumë kohë”, shprehet këngëtarja.

Ryva solli premierë klipin e saj më të ri “Krejt kena mi bo” në bashkëpunim me Tarabuka Band & DJ Star Tarabuka Band & DJ Star. Por tha se ndoshta nesër do të publikohet në YouTube.

Këngëtarja poashtu tregoi se ka pas raste kur janë anuluar dasmat, tre raste, një rast vdekje dhe dy për shkak të ndarjeve.

Mysafirët treguan edhe për shumën e bakshisheve ku thanë se nuk janë si mendojn njerëzit, sivjet ka qenë zero.

“Kjo temë është shumë private, por që të ju largoj mëdyshjet njerëzve sivjet ka qenë zero. Shumë pak ka pas”, shprehet Ryva./21Media/

ryva-kajtazi1_1471555436-7429139

Temat
Showbiz

Të afërta