Fun

Një mace masakroi shtatë pitbullë (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 19, 2016

Një mace u shkaktoi plagë të rëndë shtatë qenve pitbullë, në Kanada.

Macja madje plagosi edhe kujdestaren e qenve.

Kyla Grover tha se po shëtiste qentë, kur krejt papritur macja i sulmoi.

“Qentë ishin në punë të tyre. Asnjëri prej tyre nuk reagoi,” tha Grover.

“Secili prej tyre mund ta vriste macen, por nuk e bëri,” tha vajza, duke theksuar se kjo rrëzon mitin mbi qentë pitbullë.