Botë

Mourinho: Ky është mesfushori më i mirë në botë (FOTO)

By FIRST CHANNEL

August 19, 2016

Jose Mourinho thotë se përforcimi i ri i Manchester United, Paul Pogba, është mesfushori më i mirë në botë.

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho thotë se përforcimi i ri, Paul Pogba, është mesfushori më i mirë në botë.

Reprezentuesi francez u rikthye në Old Trafford gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Juventus për rekord 105 milionë euro.

Dhe, Mourinho ka vetëm lëvdata për të.

“Ai është një prej mesfushorëve më të mirë në botë, ndoshta edhe mund të them se është mesfushori më i mirë në botë”, deklaroi Mourinho, përcjell “Lajmi.net”.

Pogba pritet të debutojë me “Red Devils” sonte në duelin ndaj Southamptonit, në xhiron e dytë në Premierligë.